Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pako me ambalazh “Dior”, “PSG” e “Chicago Bulls”, Policia peshon kokainën pas 1 dite: Ja se KG “të bardhë” kemi sekuestruar

Shkruar nga Newsbomb
Pako me ambalazh “Dior”, “PSG” e “Chicago

324 kilogramë e 400 gramë kokainë, është sasia e drogës që u kap dje në Portin e Durrësit, shkruan newsbomb.al. Ky informacion bëhet me dije referuar njoftimit zyrtar të lëshuar nga Policia paraditen e sotme.

Afro 1 ditë i është dashur Policisë që të peshonte dhe të veçonte pakot me kokainë nga njëra-tjetra. Nga foto, shihet se droga e cilësisë së lartë dhe me vlerë dhjetëra miliona euro, ishte ndarë në dhjetëra pako dhe e ambalazhuar me logo të ndryshme.

“Dior”, “PSG” e “Chicago Bulls” janë disa prej logove që janë vendosur mbi pakot me kokainë.

“Në vijim të punës së kryer nga grupi hetimor, pas përfundimit të peshimit të pakove me kokainë, rezultoi se pesha totale është 324 kilogramë e 400 gramë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën hetimore në bashkëpunim  dhe me autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut për zbardhjen, dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njofton Policia.

Autoritetet kanë arrestuar shoferin e kamionit ku u gjet droga, 40-vjeçarin me shtetësi të Maqedonisë së Veriut Nazif Ajrofski. Vetë i arrestuari nuk e ka pranuar të kishte dijeni për sasinë e drogës ndërkohë që ka thënë se transporton materiale ndërtimi.

Kamioni me targa maqedonase dhe shoferi Nazif Ajrofski ndodheshin në Shqipëri prej 2 ditësh. Sa i përket itinerarit të ndjekur, newsbomb.al mëson se kamioni ka ardhur nga Belgjika, ka shkuar në Serbi, në Maqedoni të Veriut dhe më pas ka ardhur në Shqipëri, ku ka qendruar dy ditë. Në fund, dyshohet se do të shkonte në Napoli.

Lexo edhe: E BUJSHME/ Kapet kamioni me 300 kg kokainë në Portin e Durrësit

Lexo edhe: Ky është kamioni që u kap në Durrës me 300 kg kokainë, zbulohet emri i shoferit dhe nga kishte ardhur, gazetari: E priste mafia italiane në Napoli

Lexo edhe: Del FOTO, ky është 40-vjeçari që drejtonte kamionin me 300 kg kokainë, zbulohet çfarë i tha hetuesve në Durrës (EMRI)

Lexo edhe: Zbulohen detaje nga kapja e kokainës në Durrës

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll