Hapësire reklamuese

Bota

Pakistani teston me sukses raketën balistike me kapacitete bërthamore (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Pakistani teston me sukses raketën balistike me kapacitete bërthamore

Ushtria e Pakistanit ditën e djeshme ka testuar me sukses raketën balistike me kapacitete bërthamore, “Shaheen-1A”. Kjo raketë ka rreze veprimi prej 900 kilometrave.

Departamenti për Marrëdhënie Publike tha se testimi kishte për qëllim që të rivërtetohen dizajni dhe parametrat teknikë të këtij sistemi të armatimit, përfshirë sistemin e avancuar të navigimit.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, e përgëzoi ushtrinë për testimin e suksesshëm të raketës, ndërsa procesin e përcollën nga afër zyrtarët e divizionit për plane dhe forca strategjike.

Sondazh

Poll