Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Paketa kontrabandë, arrestohet pronari i “Exchange-it” në Durrës, një tjetër procedohet penalisht (Detaje)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person ka rënë në prangat e policisë së Durrësit dhe një tjetër është proceduar penalisht pasi akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshëm.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasit A. M., 53 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi S. Ç., 30 vjeç, banues në Durrës.

albsig

Arrestimi i shtetasit A. M., u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në biznesin e tij (Exchange/Tabachino), në Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan, në ambientet e brendshme të këtij biznesi, një sasi e konsiderueshme paketash me cigare (steka dhe paketa të hapura), të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat nuk ishin të pajisura me pullën fiskale përkatëse të Republikës së Shqipërisë, por me pulla të shteteve të Greqisë dhe Italisë.

Po gjatë këtij operacioni, është ushtruar kontroll në dyqanin e shtetasit S. Ç., ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi stekash me paketa cigaresh dhe paketa të hapura, të markave të ndryshme, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Akciza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshëm.

Operacioni, nga Seksioni per Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës.

Sekuestrohen dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë.

Arrestohet në flagrancë pronari i Exchange-it që fshihte në brendësi të biznesit të tij, stekat me paketa cigaresh.

Procedohet penalisht pronari i një dyqani, ku gjatë kontrollit u gjetën 16 steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave dhe produkteve të ndryshme, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Akciza”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. M., 53 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi S. Ç., 30 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i shtetasit A. M., u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në biznesin e tij (Exchange/Tabachino), në Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan, në ambientet e brendshme të këtij biznesi, një sasi e konsiderueshme paketash me cigare (steka dhe paketa të hapura), të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat nuk ishin të pajisura me pullën fiskale përkatëse të Republikës së Shqipërisë, por me pulla të shteteve të Greqisë dhe Italisë.

Po gjatë këtij operacioni, është ushtruar kontroll në dyqanin e shtetasit S. Ç., ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi stekash me paketa cigaresh dhe paketa të hapura, të markave të ndryshme, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img