Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Paketa e ndihmës për qytetarët më e ulëta në Ballkan, Basha reagon pas raportit të FMN: Konfirmon atë që ne i kemi kërkuar Ramës, shqiptarët meritojnë më shumë

spot_img

Lajme të ngjashëm

73f5b87c48f83b79753d0dd0c0039e40

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku thuhej se ndihma e shtetit shqiptarë për qytetarët apo bizneset ishte më e ulëta, madje më e ulët se mesatarja e Ballkanit.

Basha me anë të një postimi në rrjetet socaile shkruan se opozita ka kërkuar për muaj me radhë që qeveria e Ramës të japë më shumë ndihmë për familjet shqiptare.

Ndër të tjera Krei i PD-së shkruan se shqiptarë meritojnë më shumë dhe se Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.

Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët!

Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet,” shkruan Basha në postimin e tij.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img