Hapësire reklamuese

Politikë

Paketa anti-shpifje/ Reagon pas ‘furtunës’ së kundërshtive Rama: Ose s’e kanë lexuar, ose duan të tallen me opinionin publik

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama, kryeminister

Reagon kryeministri Edi Rama pas ‘furtunës’ së kundërshtive lidhur me paketën anti-shpifje që pritet të kalojë në Kuvend.

 

Rama thotë se ata që e kundërshtojnë ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan te tallen me publikun.

“Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket! Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet”, shkruan Rama në “Twitter”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll