
Pas ngulmimit të qeverisë për të miratuar paketën antishpifje, Komisioni Evropian e shton atë si një kriter plus në çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Lajmin e bën të ditur analisti Afrim Krasniqi pas një takimi që është zhvilluar sot mes një përfaqësie të shoqërisë civile dhe disa prej diplomatëve kryesore në Tiranë me në krye kreun e delegacionit të BE-së, Luigi Sorecan.
Fjala e Afrim Krasniqit:
‘Kishim 7 kritere për të plotësuar, por në vend që të merremi me plotësimin e tyre, me nismën e fundit të qeverisë kaluma në 7+1 kritere! Një leksion tjetër se ku arrin deliri i arrogancës së pushtetit pa limit dhe sesa larg jemi nga modeli i një demokracie funksionale dhe shteti të së drejtës. ‘Ra ky mort e u pamë’,- sot duke ndarë opinione të shoqërisë civile me përfaqësuesit kryesorë të trupit diplomatik në Tiranë’, ka thënë politologu gjatë takimit me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe diplomatët e BE-së.