Tim Reid, CEO i UK Export Finance dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, u takuan dje në Londër duke nënvizuar paketën prej 4 miliardë paund për një marrëdhënie eksporti të qëndrueshme. Kjo do të sjellë një minimum prej 800 milionë paundsh në vlerë për bizneset në Britaninë e Madhe.
Tim Raid kërkoi nga bizneset britanike të eksportojnë në Shqipëri duke përdorur termat atraktive të UKEF. Dy vendet do të jenë partnerë në zhvillimet ekonomike dhe projektet e qëndrueshme në Shqipëri dhe në Ballkan.
Totali i eksporteve në Shqipëri arriti 144 milionë paund në 12 muaj deri në shtator 2022, një rritje prej 97 milionë paund krahasuar me vitin e kaluar.
“Ka një mundësi sinjifikative këtu për bizneset e UK. Volumi i shkëmbimeve me Shqipërinë është duke u rritur në mënyrë dramatike, duke treguar një oreks të madh për eksportet britanike. Me mbështetjen e UKEF më shumë kompani do të jenë në gjendje të eksportojnë. Ne gjithashtu lancuam Dhomën e tregtisë britanike me Shqipërinë. Kjo organizatë e re do të ndihmojë në lidhjen e bizneseve mes Shqipërisë dhe Britanisë.
Marrëdhënia e ngushte me Shqipërinë do të hapë një fazë të re bashkëpunimi në sektorë sic janë energjia e rinovueshme, kujdesi shëndetësor dhe transporti. Vitin e kaluar ne festuam 100 vjetorin e shkëmbimeve tona tregtare dhe jam duke parë përpara për të vazhduar për të punuar me Shqipërinë dhe të forcojmë marrëdhëniet tona të mira të eksportit”.
Marrëveshjet ndërmjet dy vendeve do të ndihmojnë në rritjen ekonomike në Britani, mbështetjen e hapjes së vendeve të reja të punës dhe do të ndihmojnë edhe axhendën qeveritare. Ambicia e 4 miliardë paund do të thotë një minimum prej 800 milionë paund për bizneset britanike. Kjo sepse blerësit shqiptare do të kërkojnë burime nga kanalet e shpërndarjes në Britani nën kushtet financiare të UKEF.
Delina Ibrahimaj, ministrja e Financave të Shqipërisë tha se në Shqipëri ka shumë mundësi. “Shqipëria ka një rrjet të projekteve kyçe infrastrukturore që kërkojnë investime të gjera. Kjo marrëveshje për të punuar ngushtësisht me UK do të dërgojë një sinjal tek bizneset britanike që Shqipëria ka tregje gati për produktet tuaja dhe UKEF mund tju mbështesë në ambiciet tuaja për eksport” tha ajo.