Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Pak vota e ndanë nga mandati i deputetit, Agron Kapllanaj “thumbon” rivalin e qytetit: Rama nuk i hapi listat se e dinte që mallakastriotët nuk e votojnë Ismet Beqirin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj, ishte më i votuari në listën e PD në këtë qark me 9274 vota, por nuk arriti të merrte mandatin e deputetit.

Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ai falenderon qytetarët mallakastriotë për besimin që i dhanë, ndërkohë që “thumbon” edhe rivalin e qytetit.

Kapllanaj shprehet se kryeministri Edi Rama nuk i hapi listat pasi e dinte se kandidatin e PS-së për Mallakastrën, Ismet Beqirin, nuk e votonte asnjë mallakastriot, pasi në katër vite si deputet nuk foli asnjëherë për ta.

Postimi i plotë:

Të dashur motra dhe vëllezër mallakastriotë dhe të gjithë Qarkut Fier !

Dua t’ju falenderoj nga zemra për mbështetjen që i dhatë Partisë Demokratike dhe mua personalisht në këto zgjedhje! Veçanërisht falenderoj gjithë strukturat e Partisë Demokratike – dega Mallakastër, kryetarin e Degës, z. Arjan Llanaj, kryesinë, kryetarët dhe sekretarët e Grupseksioneve, të seksioneve, gjithë anëtarët, simpatizantët dhe gjithë qytetarët me bindje të djathta, te majta apo pa bindje partiake, të cilët besuan te programi i PD dhe personalisht te emri im !

Falenderoj anëtarët e KZAZ-ve përfaqësues te PD, komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe  mbrojtësit e votës ! Mirënjohje dhe respekt i vecantë  për ata të cilët nuk u kursyen e bënë qindra km rrugë dhe erdhën nga Gjermania,  Anglia, Italia dhe Greqia per të dhënë kontributin e tyre për një Shqipëri më të mirë.

Dua të falenderoj përzemërsisht drejtuesin politik te qarkut Fier z. Alibeaj për punën e jashtëzakoshme qe ai bëri!

Falenderoj të gjithë kolegët e mi që bënë maksimumim e tyre në këtë betejë, aspak te lehtë perballë makinerisë shtetërore, e cila ishte e gjitha në dispozicion të partisë në pushtet.

Një falenderim të vecantë e kam për LDG, për drejtuesen e kësaj organizate, znj. Suzana Malaj dhe  të gjitha zonjat që trokitën derë më derë me qytetarinë që i karakterizon, pa u lodhur e me shpresën e mirë të ndryshimit të madh!

Një falenderim shumë i vecantë shkon per FRPD dhe drejtuesin e saj, z. Besmir Shametaj! Ju jeni te mrekullueshëm dhe te palodhur, ju trokitët në çdo derë mallakastriote dhe i gjetët ato të hapura! Ju ishit oksigjeni i kësaj fushate, ndaj ju them të mos ndjeheni humbës, por fitues, mbajeni kokën lart dhe mos u dorëzoni, sidomos ju që votuat dhe u angazhuat për herë të parë! Ju patë me sytë tuaj sesi shteti i manipuloi dhe vodhi këto zgjedhje, ndaj duhet të mos dorëzohemi, por të vazhdojmë luftën deri në përmbysjen e këtij regjimi që po kërcënon demokracinë.

Kur demokracia dhe atdheu janë në rrezik është rinia ajo qe del në ballë dhe prin përmbysjen e një regjimi për të  rifituar demokracinë!

Falenderim të përzemërt kam për të gjithë ata votues që besuan te programi i PD dhe te unë personalisht, që nuk pranuan ta shkëmbenin votën me asgjë dhe e panë atë si të shenjtë e të patjetërsueshme!

Edhe ju që padashur e hodhët votën gabim duke votuar 9 dhe 7 vertikalisht, mos u ndjeni keq, unë ju mirëkuptoj, nuk është faji juaj, por i Edi Ramës që ka kapur çdo institucion, ai që hoqi emrat e kandidatëve për deputetë nga listat dhe i identifikoi kandidatët me numra, njëjtë sikur të ishin të burgosur.

Ju e shprehet qartë vullnetin tuaj dhe unë ju jam shumë mirënjohës.

Këto nuk ishin zgjedhje të barabarta, pasi partia në pushtet kishte gjithë strukturat shtetërore në dispozicion, administratën publike, policinë e shtetit, e cila  pasi shkonte ora policore vetëm militantët blerës të votës, e PS kishin të drejtë të qarkullonin, madje dhe të ndihmuar nga policia duke bllokuar rrugët deri sa këta blerës të votave me makina pa targa të mbaronin punë, median e blerë me paratë tona, drejtësinë e kapur, prishjen e rregullave të lojës me ndryshimin e njëanshëm të tyre, me ca pseudodeputetë derdimenë që nuk arritën të marrin as nga 100 vota duke ndryshuar kushtetutën dhe prishur marrëveshjen e 5- qershorit e shumë e shumë të tjera…

Të dashur motra dhe vëllezër!

Duhet të ndjehemi krenarë për atë që kemi bërë në këto zgjedhje, por dhe për atë që arritëm! Jeni realisht mbi 11 mijë mbështetës që keni votuar për PD dhe Agron Kapllanaj, pavarësisht pavleshmërisë së gati 2 mijë votave ku dukej qartë vullneti i shprehur! Ju më keni votuar shumë më shumë se 121 deputetë që pretendojnë te ulen në atë parlament dhe njëri prej tyre  me 2391 vota, do të jetë “deputeti” i Mallakastrës e që nuk foli njëherë të vetme për ju në katër vitet e shkuara…

Të gjitha këto i bëri Edi Rama qe nuk i hapi listat 100% pasi e dinte mirë se Ismet Beqirin nuk e votonin mallakastriotët.

Të nderuar qytetarë e mbështetës!

Lufta nuk ka mbaruar! Beteja jonë vazhdon! Do të  vazhdojë,  derisa me Lulzim Bashën te rrëzojmë këtë regjim! Ky është synimi ynë tashmë! Deri sa këtij vendi t’i kthehet demokracia !

Mirënjohja ime ndaj jush, tani më shumë se më parë, do të jetë e përjetëshme.

Zoti u bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Agron Kapllanaj

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img