Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pak pas mesnate, digjet një fuoristradë pa targa te "Kanali i Motorrit" në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Pak pas mesnate, digjet një fuoristradë pa targa te "Kanali i

Një mjet pa targa është djegur plotësisht në orët e para të kësaj të enjteje, shkruan newsbomb.al. Mjeti është konstatuar rreth orës 01.15 pas mesnate, në vendin e quajtur "Kanali i Motorrit".

"Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip "fuoristradë", pa targa, i cili është djegur plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit", thuhet në njoftim.

Burimet nga blutë e Vlorës konfirmojnë se ka dyshime të forta që mjeti mund të jetë përdorur për aktivitet kriminal më parë në qytet dhe i është vendosur flaka nga vetë personat që e kishin në pronësi, që më parë janë kujdesur për ti hequr targat.

Po ashtu, vendi ku është djegur mjeti është një vend ku shpesh herë janë kapur gomone për dërgimin e klandestinëve, çka ngre dyshime të forta që dhe makina në fjalë mund të jetë përdorur ndoshta për të tillë aktivitet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll