Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Pak para zgjedhjeve në PDK, Enver Hoxhaj dhe gjithë kryesia japin dorëheqjen: Të garojë çdo anëtar partie

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës. Ky vendim vjen pak para zgjedhjeve që do të mbahen brenda PDK-së.

Hoxhaj pohoi se do të pushojë funksionin partiak, ai dhe Kryesia e partisë, deri në mbajtjen e Konventës më 3 korrik.

“Nga ky moment ne i pushojmë funksionet tona partiake deri në mbajtjen e Konventës, dhe i vetmi organ që do të jetë funksional është grupi punues i cili do të merret me organizimin e Konventes. Dorëheqja ime dhe e kryesisë është akt demokratik statutor dhe përçon shembullin e mirë të një partie serioze, e cila do të dal më e fortë pas zgjedhjeve të 3 korrikut”, u shpreh Hoxhaj gjatë konferencës për media.

Hoxhaj s’ka treguar nëse ai vet do të jetë kandidat duke thënë se do të bëhet e ditur në ditët në vazhdim.

“Unë e ftoj çdo anëtar të PDK-së që të garojë për të parin e partisë, ky akt nuk duhet të shihet dhe nuk është si përpjekje për të zëvendësuar liderët, kryetarin Veseli por është një mesazh se vetëm një PDK e fortë do ta bëjë UÇK-në më të fortë, udhëheqësit e saj më të fortë. Nga 5 nëntori 2020 ne kemi arritë që dhembjen ta shndërrojmë në forcë, tash është momenti që këtë forcë ta shndërrojmë në vizion për Kosovën. Konventa që do të mbahet është manifestim i pjekurisë politike, konventa do të jetë një ngjarje përtej PDK-së”, ka thënë Hoxhaj.

Më shumë

spot_img
spot_img