Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Pak para protestës, Veliaj: Tirana nuk e ul kokën kurrë; pasi të mbaroni çmendurinë, qyteti do jetë prapë xixë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

281f88b90362af19a2c535386b39b5b9

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i vendosur se Tirana nuk e ul kokën.

‘Tirana nuk e ul kokën kurrë. Pasi të mbaroni çmendurinë tuaj,Tirana do të jetë prapë xixë. Kur të mbarojë data 30 qershor, PS do të qeverisë Shkodrën. Mund të vini me molotov, mund të vini me fishekzjarre, por pas datës 30, PS do të qeverisë Kamzën. Mund të vini me kapsolla, me tulla, por në 30 qershor PS do qeverisë edhe Lezhën, mund të vini me gangstera, PS do qeverisë Matin, mund të vini me dhunë, por PS do qeverisë Mallakastrën, Skraparin, mund të vini me kuaj, me biçikleta, por në datën 30 qershor, PS do qeverisë Gjirokastrën. Mund të vini si të doni, dhe bëni çfarë të doni, PS do të qeverisë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë’, tha Veliaj.

Kandidati i së majtës theksoi se 30 qershor qytetarët e Tiranës e kanë të qartë zgjedhjen, pasi do të vendosin para interesin e familjeve dhe të fëmijëve të tyre.

 ‘Ky është momenti ynë për të vazhduar punën e nisur dhe për t’ju bashkuar skuadrës fituese të Edi Ramës në të 61 bashkitë në të gjitha këshillat, në 30 qershor nr. 30 dhe nr. 2 për një mandat të dytë në krye të Tiranës nën drejtimin e duhur. Tirana është e jona për dashurinë ndaj familjeve tona, fëmijëve tanë, vëllezërve. Forca për një fitore spektakolare’, theksoi Veliaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img