Pak mintuta na ndan nga protesta e thirrur nga opozita e cila është planifikuar që të mbahet sot në orën 16: 00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas protestuesit do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Partia Demokratike ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës nën moton “Shqipëria në Rrezik, Ti dalim zot bashkë”. Ndërkohë protestues të shumtë nga rrethet raportohet se kanë mbërritur në kryeqytet.
NJOFTIM PËR SHTYP
Partia Demokratike dhe Fronti Opozitar në orën 16.00 protestojnë përpara Kryeministrisë nën moton “Shqipëria në Rrezik, Ti dalim zot bashkë”. Protestës kombëtare po i bashkohen mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Nga Shkodra qindra qytetarë po i drejtohen kryeqytetit. ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE