Hapësire reklamuese

Showbiz

Pak para Eurovizionit, Jonida Maliqi po bën namin në mediat e huaja

Shkruar nga Newsbomb

Këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet në kompeticionin muzikor ‘Eurovizion’, i cili pritet të zhvillohet në Izrael, nga këngëtarja e njohur Jonida Maliqi.

Festivali do të do të mbahet në Tel Aviv, ndërkohë që mediat izraelite ‘Yediot Ahrnot’ ka prezantuar me superlative këngëtaren shqiptare që do të performojë më 16 maj me këngën ‘Ktheju Tokës’. 

Ndërsa media ‘Izraelisot.com’ ka sjellë në shqip artikullin për Maliqin, i cili ishte shkruar në hebraisht.

‘Njihni kundërshtarët e Izraelit në Eurovizion

Me përvojë. Pas përfaqësueses së Shqipërisë, Jonida Maliqi, qëndron një karrierë e suksesshme në vendin e saj. Ajo është një këngëtare e mirënjohur dhe prezantuese televizive, rruga muzikore e së cilës filloi në Festivalet e ndryshme të Këngës Shqiptare qysh në moshën 13-vjeçare dhe është rikthyer atje disa vite me vonë. Festivali është kompeticionin më i madh muzikor i vendit dhe vitet e fundit fituesit zgjidhen për të marrë pjesë në Festivalin Europian të Këngës. Maliqi sjell në stil vendas të të kënduarit, dhe ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë ajo nuk këndon në anglisht. Gjatë karrierës së saj ajo ka marrë gjithashtu pjesë në disa muzikalë dhe ka qenë në jurinë e ‘The Voice’ në Shqipëri’, shkruhet në gazetën izraelite.

-640-0-5c2600bae2d18.png

dfhjhk.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu