Vetëm disa orë pasi u votua si kryeministrja e parë femër e Suedisë, Magdalena Andersson ka dhënë dorëheqjen, pasi buxheti i saj dështoi të kalojë dhe Partia e të Gjelbërve e la koalicionin qeveritar. Lajmi është bërë me dije pak më parë.
54-vjeçarja fitoi me një rezultat tepër të ngushtë. Andersson ka mbajtur më herët postin e Ministres së Financave, ndërsa më herët këtë muaj u bë kryetare e Social Demokratëve.
Në fillim të kësaj jave, ajo arriti një marrëveshje me Partinë e Majtë, për rritjen e pensioneve, në këmbim të mbështetjes së tyre për ta votuar si kryeministre.