Pak orë para protestës, Grida Duma tregon skenarin që pritet të ndodhë nesër dhe më pas

Publikuar tek: politike, më 18:24 26-01-2018 Pak orë para protestës, Grida Duma tregon skenarin që pritet të ndodhë nesër dhe më pas

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma mbrëmjen e sotme ishte në bazë duke zhvilluar takime me anëtarë të PD për të organizuar sa më mirë protestën.

Duke folur në një intervistë për report tv, Duma ka treguar se protesta e nesërme do të jetë fillimi i një serie protestash që do të vazhdojnë edhe më pas.

Deputetja demokrate tha se në Opozitë janë diskutuar të gjithë skenarët, por ato do të bëhen të ditur në momentin e duhur.

“Sigurisht që ka një plan Partia Demokratike. Por ju e dini që planet nuk bëhen publike parapraksisht. Pas kësaj do të hapet një sipar tjetër protestash. Siç Rama thotë për kusi dhe kazan dhe ashtu ai e ka bërë shtetin. Nesër është vetëm dita e parë. Ajo që do të ndodh më pas është një vendim i brendshëm, por që është diskutuar nga Opozita”, - tha deputetja e PD Grida Duma.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013222932815552
array(1) { ["section"]=> string(93) "pak-ore-para-protestes-grida-duma-tregon-skenarin-qe-pritet-te-ndodhe-neser-dhe-me-pas-108054" }