Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
21 °
Mar
19 °
Mër
21 °
E shtunë, 23 Tetor, 2021
spot_img

Pak orë nga protesta e opozitës, Berisha: Do tmerrohet shteti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Opozita do të mbajë sot protestën e radhës në Tiranë. Teksa kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i protestës së lajmëruar në orën 19;00 ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhin e tij.

Përmes një postimi në faqen e tij, Berisha thekson se kjo protestë do të tmerrojë shtetin.

“Vërshim i paparë i dhjetra mijra kryengritësve të revoltuar drejt Tiranës! Tmerrohet narkoshteti!Rama Ik, Fitore!! sb”, shkruan Berisha.

Po ashtu ish-kryeministri ka komentuar edhe çeljen e fushatës së PS ditën e djeshme në Tiranë. Për Berishën dje Rama çeli fushatën në vrimën e miut.

Komenti i plotë:

Edvin Kristaq Paniku çeli antifushaten ne vrimen e miut!

Miq, Edvin Kristaq Krimi, pasi e shtyu nga frika nje here dhe nderroi po nga frika kater here vendin, çeli sot duke perfunduar ne vrimen e miut antifushaten e farses se tij elektorale, me te cilen ky bastard i eterve mizor beson se mund te varros pluralizmin ne Shqiperi.

Keshtu, perveç ndryshimit nga frika dhe paniku i dates se hapjes se antifushates monstra e pluralizmit, Edvin Kristaq Xhelati pasi shpalli se antifushaten do ta hapte ne Pallatin e Kongreseve por frika e nje rrethimi te mundshem nga kryengritesit e revoltuar ndryshoi vendin duke konsideruar Pallatin Asllan Rusi. Por ai hoqi dore nga ky projekt pasi mesoi se heronjte e Unazes se Re vendosen te bllokonin rrugen madje te mos kursenin te gjitha mjetet e mosbindjes civile personalisht kunder tij dhe Lal Plehut.

Se fundi, ai hapi llafin se antifushaten do ta çelte ne amfiteatrin tek Liqeni, ne te vertet gjysem klandestin ai e spostoi antifushaten ne nje palester ne te cilen ato pak qindra zyrtare qe moren pjese u kontrolluan ne te gjitha llojet e kontrollit fizik, radiologjik dhe gjer te qente e specializuar per eksploziv. Ndaj dhe kjo mund te thuhet se ishte antifushata e vrimes se miut.

Sot Cunami Gjigand do ti jape mesimin e merituar Edvin Kristaq Xhelatit, monstres se pluralizmit politik te Shqiperise! “Rama Ik”, Fitore!! sb

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img