Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
0kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Pak muaj pas babait, ndahet nga jeta edhe nëna e Kadri Veselit, komandanti i UÇK e mësoi në burgun e Hagës vdekjen e dy prindërve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ajshe Veseli, nëna e komandantit të UÇK-së Kadri Veseli është ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 93 vjeçare. Ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë duke ikur nga kjo jetë pak muaj pas bashkëshortit të saj Fazli Veseli, i cili vdiq në korrik 2021.

Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës, shkruan newsbomb.al.

Nuk dihet nëse politikani dhe komandanti i UÇK-së do të marrë dot leje nga burgu në Hagë për të ardhur në varrimin e nënës së tij. Kjo është vdekja e dytë për të cilën Kadri Veseli e merr lajmin në qelitë e specializuara të Hagës ku po mbahet bashkë me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Brenda gjashtë muajsh Veseli ka humbur të dy prindërit. Ai nuk ishte në Kosovë në asnjërin rast. Pasi i vdiq babai ish-kamndanti i UÇK-së u lejua që të merrte pjesë në të pame, për t’u kthyer sërish në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Atje, Kadri Veseli mori lajmin sot edhe për vdekjen e nënës së tij, Ajshes, shkruan newsbomb.al.

Njoftimi i Familjes Veseli:

Të dashur familjarë e miq, Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli. Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës. Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne! Familja Veseli

Më shumë




spot_img








spot_img