Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Pak minuta para mbylljes së procesit, Kryemadhi thirrje gjyshërve: Merrini në telefon nipërit për t’iu çuar në qendrat e votimit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një deklarate për mediet u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në qendrat e votimit për të votuar në këto pak minuta që kanë mbetur nga mbyllja e procesit.

Kryemadhi iu bën thirrje të moshuarve që nuk kanë votuar ende të marrin në telefon nipërit për t’i çuar në qendrat e votimit. 

Sipas saj vota e të rinjve, përfundimisht i jep drejtimin Shqipërisë drejt Europës më të sigurt se kurrë.

“Për të gjithë ju gra që nuk keni votuar, lërini punët dhe shkoni e votoni, për të gjithë ju burra që keni luftuar gjithë këto kohë për të mbajtur familjet tuaja, bëhuni pjesë e ndryshimit duke votuar. Iu bëj thirrje ju gjyshërve që nuk kanë votuar, merrni në telefon nipërit tuaj për t’u çuar në qendrat e votimit. Është e domosdoshme pjesëmarrja, por edhe një votë është e domosdoshme për të çuar Shqipërinë në Europë. Ftoj ata që janë skeptik që nuk besojnë tek institucioni i votës në këto 43 minuta që kanë mbetur të shkojnë me vrap për të votuar. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë votuar, të gjithë ato të rinj e të reja që kanë qenë pjesë e këtij procesi, të gjitha ata burra e gra që duan ta ndryshojnë Shqipërinë dhe duan të sjellin atë frymë, klimë e entuziazëm. Mjafton të shikoni qendrat e votimit, mjafton të shikoni fytyrat e të rinjve që janë rrugëve të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Sarandës Korçës e Vlorës kudo do të shikoni që ndryshimi është aty. Bëhuni pjesë e ndryshimit, vota juaj ka vlerë. Sot vota juaj përfundimisht i jep drejtimin Shqipërisë drejt Europës më të sigurt se kurrë”,  u shpreh Kryemadhi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img