Stadiumi i “Air Albania” është mbushur plot, ndërsa na ndajnë vetëm pak minuta nga finalja e Romës dhe Feyenoord.
Në stadium ka mbërritur edhe i ftuari special, presidenti Ilir Meta. Kreu i Shtetit ka ndarë një foto në rrjetet sociale brenda stadiumit, teksa shkruan se është një mbrëmje e paharruar.
“Të dashur miq ju uroj një mbrëmje të paharruar nga Air Albania” shkruan Meta në postimin e tij.