Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
16 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Pak minuta nga fillimi i provimit të matematikës, teza e maturantëve pëfundon në rrjetet social

spot_img

Lajme të ngjashëm

d99f14127f2be90d17d51f0728ba6c3a

Janë dashur vetëm disa minuta nga fillimi i provimit të maturës në lëndën e matematikës, që teza të bëhet publike në rrjetet sociale.

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar disa foto, të tezës duke thënë se kjo është ‘një fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh’.

‘Maturë shtetërore mos e quani më!

Edhe asaj i keni dhënë pamjen e shëmtuar dhe përbuzëse të qeverisjes suaj!

Besa largohu një orë e më parë…

Maturantët nuk janë FBI-ja, por janë e ardhmja e vendit, të cilët sot ju po e merrni në qafë”, shkruan Boçi.

Postimi i plotë:

Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza e matematikës del që në 10.00 ende pa filluar provimi?

Për cfarë do i flasin maturantëve këta derdimenë, dallkaukë e mashtruesë kalibri?!

Për meritë?!

Për drejtësi?!

Për cilësi?!

Pafytyrësia e tyre kalon çdo cak.

Apo për modelin e hajdutërisë, krimit, grabitjes së meritës, pelivanllëkut të poshtër që po e instalojnë që në gjenezë të brezave?!

Këtë po! Këtë e bëjnë çdo ditë me pasion.

Prandaj merreni këtë paçavure!

Merreni e quajeni si të doni.

Fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh…

Por MATURË SHTETËRORE mos e quani më!

Edhe asaj i keni dhënë pamjen e shëmtuar dhe përbuzëse të qeverisjes suaj!

Besa largohu një orë e më parë…

Maturantët nuk janë FBI-ja, por janë e ardhmja e vendit, të cilët sot ju po e merrni në qafë…

64450298_2341694182741088_4451372563058130944_n.jpg

64479809_2341694222741084_7493734332469608448_n.jpg

64443400_2341694229407750_2925515577806028800_n.jpg

64389592_2341694176074422_6703576739324362752_n.jpg

 

 

 

 


 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img