Hapësire reklamuese

Showbiz

Pak ditë pas vdekjes së të shoqit, Irma Libohova flet mes lotësh dhe këndon për të shtrenjtin e saj (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Vetëm pak ditë pas vdekjes së bashkëshortit këngëtarja e madhe shqiptare Irma Libohova ka bërë daljen e saj bublike dhe i ka drithëruar të gjithë teksa ka folur edhe për bashkëshortin e saj të ndjerë, aktorin Besnik Kaso.

Këngëtarja ka marrë pjesë në një koncert në Durrës nga ku mes lotësh për herë të parë ka folur për humbjen e bashkëshortit duke u shprehur se ka vendosur të qëndrojë larg vëmendjes së mediave dhe hidhërimin ta mbajë për vete.

“Të dashur miq besoj që ju e keni marrë vesh që para 5 ditësh kam humbur bashkëshortin. Kjo është dalja e parë publike pas humbjes së tij, mirëpo jeta kështu është, jeta do vazhdojë… Duke dashur që unë të qëndroj larg vëmendjes së mediave duke menduar që hidhërimin tim ta mbaj për vete, sepse kështu mendonte edhe bashkëshorti im i cili thoshte gjithmonë gëzimin ndaje me të tjerë, hidhërimin mbaje për vete”, – tha artistja e madhe duke lotuar, teksa në fund këndoi edhe këngën “Një jetë me ty” dedikuar bashkëshortit.

[iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Firma.libohova.77%2Fvideos%2F239056996503400%2F&show_text=0&width=560" width="560" height="315" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowTransparency="true" allowFullScreen="true" ]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu