Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka udhëtuar drejt Italisë.
Mësohet se Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin fqinj, ndërsa ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë udhëtim.
Nuk dihet sesa do të zgjasë udhëtimi dhe as se kush do të jetë tema e diskutimit.
Kujtojmë që më herët Rama ka njoftuar se më 15 shkurt së bashku ministren e Jashtme, Olta Xhaçka do të udhëtojnë në SHBA.
Udhëtimi vjen pasi departamenti i Shtetit ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.