Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot protestën e 7 korrikut, e cila do të mbahet të enjten në Tiranë.
Kreu i PD fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë protestë kombëtare që do të mbahet para Kryeministrisë.
“Miq, pershendetje te perzemert dhe ftese miqesore me kete foto per tu mbledhur te gjithe ne protesten kombetare me 7/ 7/ 7 para kryeministrise! Fundjave te mbare! Sb”, shkruan Berisha.
Më herët një pjesë e deputetëve të PD konfirmuan pjesëmarrjen në protestë, si dhe aleati Agron Duka që u shpreh se “situata në të cilën ndodhet vendi ynë, kërkon që të dalim në protestë.”