Hapësire reklamuese

Politikë

‘Pajtohemi me Celibashin’, Soreca thirrje partive politike: Përqendrohuni te programet përkatëse për të përmirësuar jetën e qytetarëve

Shkruar nga Newsbomb
‘Pajtohemi me Celibashin’, Soreca thirrje partive politike:

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca teksa ka shpërndarë në rrjete sociale postimin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, bëri thirrje që partitë politike duhet të përqendrohen të programet përkatëse për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Soreca theksoi se aktorët politikë duhet të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Shënimi i Sorecës

Ne pajtohemi me Ilirian Celibashin. Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike. Aktorët të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet.

***

Altualisht në sferën social-politike në vend është duke u zhvilluar një debat i madh lidhur me fletët e votimit, mënyrën se si u vendos që përtitë apo kandidatët të përfaqësohen në këto fleta.

Lexo edhe: E vendosi KOLEGJI ZGJEDHOR/ Këto janë fletët e votimit për 12 qarqet e vendit, Bindja Demokratike ndryshon logon (FOTOT)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu