Hapësire reklamuese

Politikë

Paguat 700 mijë dollarë për foton me Trump? Meta për akuzat e gazetës austriake: Artikull i trilluar, gjyqi ndaj tyre është i pakthyeshëm

Shkruar nga Newsbomb
Paguat 700 mijë dollarë për foton me Trump? Meta për akuzat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për artikullin e gazetës austriake "Krone", e cila e akuzonte se ka paguar 700 mijë dollarë për të siguruar një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, në vitin 2017.

Ai tha në emision “Të Paekspozuarit” se artikulli ishte i trilluar, teksa shtoi se gjyqi ndaj gazetës është i pashmangshëm.

"Është për të qeshur dhe për të qarë, se kjo gazetë bulevardeske austriake, përdoret për qëllime tepër spekulative, për të mos thënë mafioze, por kjo do te provohet në gjyq.

Gjyqi per gazetën bulevardeske austriake është i pakthyeshëm. Artikulli qesharak, i pavërtetë, i mbushur me mashtrime, aq më pak për pozitën që isha ata duhej të çonin pyetjet paraprakisht.

Me të njëjtin vend kam qenë më Vasilin, kanë qenë edhe deputet të tjerë, unë s’kisha nevojë të paguaja për një foto, se isha kryetar Kuvendi i ftuar më agjendë", tha Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll