Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Paguante para për lista votuesish të LSI, Luan Rama për procedimin e 23 vjeçarit nga Turqia: Është mjek i njohur, makinacion i Policisë për shantazh (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i LSI në Vlorë, Luan Rama, reagon për procedimin penal të dy të rinjve në Vlorë, të cilët sipas Policisë, janë përfshirë në një rast të krimit zgjedhor.

Sipas asaj që mëson Newsbomb.al, vlonjati Juriseld Muçaj në kohë të ndryshme ka marrë shuma lekësh nga shtetasi turk Abdulgafur Balikci, për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021. Këto emra, shtetasi turk i donte për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Për këtë, ka reaguar dhe Luan Rama i cili kërkon që Prokuroria të zbardhë të vërtetën duke qenë se tashmë kjo çështje ka kaluar në dorën e SPAK, pasi kemi të bëjmë me veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

Luan Rama akuzon Policinë e Vlorës se ka manipuluar mediat me njoftimin që ka shpërndarë për procedimin e dy të rinjve.

“Abdulgafur Balikçi apo Gafuri siç e njohin në Vlorë është shtetas shqiptar, është qytetar shqiptar me origjinë turke që jeton dhe punon ndershmërisht me profesionin e tij si mjek stomatolog, i angazhuar me shumë pasion në rradhët e LSI-së pasi braktisi sektin e rilindjes, e mu për këtë arsye është vënë në qendër të këtij skenari përbaltjeje dhe manipulimi”, shkruan Rama.

Shkrimi i plotë:

25 prilli – dita e madhe e fitores:

PROKURORIA TË ZBARDHË TË VËRTETËN DHE TË ZBATOJË LIGJIN

Asnjë makinacion, asnjë përpjekje për të provokuar apo për të shantazhuar anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e LSI-së, nuk mund t’i shpëtojë banditët e rilindjes nga humbja e 25 prillit.

Manipulimi mediatik i një lajmi të shitur qëllimisht nga segmente kriminale brenda strukturave të Policisë së Shtetit në Vlorë për shitje e blerje votuesish në emër të LSI-së nga ana e qytetarit Abdulgafur Balikçi, është vetëm përpjekja e rradhës që synon të trembë e frikësojë votuesit.

Abdulgafur Balikçi apo Gafuri siç e njohin në Vlorë është shtetas shqiptar, është qytetar shqiptar me origjinë turke që jeton dhe punon ndershmërisht me profesionin e tij si mjek stomatolog, i angazhuar me shumë pasion në rradhët e LSI-së pasi braktisi sektin e rilindjes, e mu për këtë arsye është vënë në qendër të këtij skenari përbaltjeje dhe manipulimi.

Organet e zbatimit të ligjit të kryejnë detyrën me korrekstësi.

Duke qenë besimplotë se prokuroria do ta zbardhë të vërtetën, besoj se do të marrë në përgjegjësi penale edhe oficerët e policisë që kanë ushqyer portalet me lajme të rreme e politikisht të paragjykuara, duke dëshmuar se militantët e rilindjes në rradhët e policisë së shtetit janë një segment kriminal i saj.

Nëse mjeku Abdulgafur Balikçi apo çdo qytetar tjetër është i implikuar në shkelje të ligjit, le të ndëshkohet sipas ligjit, por këtë nuk mund t’a bëjë policia duke shitur lajme të pa konfirmuara nga organi i akuzës dhe të pa vlerësuara nga gjykata.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img