Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Paguante me para të falsifikuara prostitutat, vihet në pranga 50-vjeçari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

62bc219519f6592a2e636831b4fd9799

Një 50-vjeçar në Zvicër është dënuar nga gjykata pasi pagoi me para të falsifikuara disa prostituta.

Mashtrimi i tij u zbulua kur njëra nga vajzat që i kishte marrë këto para, shkoi ti depozitonte në bankë dhe banka i tha që janë para false.

Në momentin që e ka kuptuar se është mashtruar, 39-vjeçarja ka bërë një denoncim në polici.

Parat e falsifikuara ishin përdorur dy herë në qershor dhe tetor të 2019, në pagesa që i janë bërë dy prostitutave 50 vjeçare.

Pasi policia shkoi për kontroll në shtëpinë e 50-vjeçarit, zbuloi edhe pajisjen me të cilën ai i bënte paratë.

Avokatët e 50-vjeçarit kishin argumentuar se gruaja i kishte pranuar vetë ato para dhe pse ishte e qartë se ato ishin shënime mashtruese.

Gjykata e dënoi burrin me tre vite burg për akuzën e mashtrimit, falsifikimit dhe qarkullimit të parave të falsifikuara.

Kujtojmë se në Zvicër, prostitucioni është i ligjshëm.

Më shumë

spot_img
spot_img