Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

“Paguaj unë i pari”, zbardhet dëshmia e shokut të Jurgen Dukës, tregon si nisi debati mes autorit dhe viktimës në market

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është zbardhur dëshmia e shokut të 29-vjeçarit, i cili mbeti i vrarë pak pas mesnate në Tiranë.

Shoku i viktimës, shtetasi O.D, në deklaratën e tij në polici ka thënë se sherri ka nisur për radhën se kush do të paguante i pari.

Ai ka treguar si ai dhe shoku i tij që mbeti i vrarë Jurgen Duka, kishin shkuar në market dhe aty ishin përballur me autorin, ku të tre ishin klientë.

Debati ka nisur se kush do të paguante i pari, më pas autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 29-vjeçarin, plumb që e ka kapur në zemër.

I riu u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, ku më pas ndërroi edhe jetë. Duka ishte një person i njohur për policinë shqiptare, pasi ka qenë disa herë i dënuar për vepra të ndryshme penale.

Më shumë




spot_img








spot_img