Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Hën
35 °
Mar
36 °
Mër
36 °
Enj
34 °
Pre
29 °
E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

“Pagat të bëhen publike njëherë në vit”, Rama: Do pyesim qytetarët, 25% e bizneseve deklaruan paga më ta larta pas publikimit të databazës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka hedhur idenë që pagat të bëhen publike njëherë në vit, por për këtë tha se do të pyeten qytetarët nëpërmjet Këshillimit Kombëtar të ardhshëm.

Sipas tij, publikimi i databazës së pagave bëri që 25% e bizneseve të deklarojnë paga më të larta për punonjësit e tyre.

albsig

spring

“Nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset por edhe si rezultat i një shtyse të fortë kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Mbi 25% e të punësiarve në Shqipëri kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë që do të thotë se ata nuk merrnin pagën minimale të deklaruar por më shumë.

Mendojmë se është e udhës ti pyesin shqiptarët mos vallë është më mirë që njëherë në vit të gjitha pagat të bëhen publike. Vendet që e bëjnë këtë disa vende, dhe thonë se kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda përbrenda sistemit, ne mendojmë se kjo është shumë e vërtetë se e shohim se impakti i kësaj ngjarje dhe punës së bërë pas kësaj ngjarje. Ideja se pagat mund të bëhën publike çdo vit njëherë në vit është një ide që nuk mendoj se duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por ia vlen  të konsultohet opinioni publik”, tha Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img