Hapësire reklamuese


Aktualitet

Pagat e prapambetura të pedagogëve, Nikolla kërkon ndjesë dhe fajëson institucionet e qeverisë

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka reaguar për herë të parë lidhur me pagat e prapambetura të pedagogëve.

Sipas ministres institucionet qeverisëse duhet të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë, ndaj për situatën e krijuar kërkon ndjesë publike.

“Unë do të përfitoj nga rasti të kërkoj një ndjesë të madhe publike të gjithë pedagogëve dhe pedagogeve por dhe administratës së universiteteve publike për vonesën e pagës së tyre, për t’iu thënë që nuk është as më shumë e as më pak por pikërisht edhe nevoja që qeveria dhe institucionet qeverisëse të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë, sepse është një axhustim i nevojshëm që vjen përmes ligjit të ri të arsimit të lartë që ofron më shumë autonomi financiare për universitetet duke vendosur që çdo buxhet që mbetet në fund të vitit të trashëgohet në vitin pasardhës buxhetor”, shprehet Nikolla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese