Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Pagat do rriten për të gjithë, në publik dhe privat", kryeministri thotë se reforma nuk ka lidhje me zgjedhjet

Shkruar nga Newsbomb
"Pagat do rriten për të gjithë, në publik dhe

Kryeministri Edi Rama është shprehur këtë të hënë se qeveria e drejtuar prej tij ka ndërmarrë një reformë të thellë pagash dhe pensionesh, për të kompensuar vitet e kaluara. I pyetur nëse këto rritje kanë lidhje me zgjedhjet, Rama tha se janë zotime të bëra "denbabaden".

"Këto janë të gjitha zotime që janë marrë denbabaden dhe nuk kanë asnjë lidhje me kodin zgjedhor, me zgjedhjet, dhe mbi të gjitha për pensionistët që janë mbi të gjithë për një mijë e një arsye kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe kanë marrë më pak se të gjithë, as nuk i shkon mendja njeriut ta bëjë këtë pyetje.

Ne nuk mund t'u themi pensionistëve që duhet të prisni katër muaj sepse nuk mund t'i merrni paratë tani, meqë janë zgjedhjet", u shpreh kryeministri Rama teksa prezantoi vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Edi Rama shtoi se qeveria synon që të rrisë pagën minimale në nivelin e 900 eurove, ndërsa pensionistët nga muaji tjetër do të marrin një shpërblim prej 50 mijë lekësh të vjetra, mbi pagesën mujore.

I pyetur se cilët sektorë do të preken nga rritja e pagave, kryeministri shqiptar tha se reforma do të shtrihet në sektorin publik dhe do të impaktojë direkt dhe atë privat.

"Është një rritje pagash që është ndryshe nga rritjet e tjera, se është një reformë e gjithë strukturës së pagave në Shqipëri. Është rezultati i reformave dhe i ndryshimeve që kanë ndodhur. Tani do të bëjmë reformën më të rëndësishme për njerëzit. Pagat do të rriten për të gjithë, në sektorin publik dhe do impaktojë direkt dhe privatin", vijoi ai.

https://newsbomb.al/paga-mesatare-ne-900-euro-rama-jep-lajmin-e-mire-dhe-per-pensionistet-50-mije-leke-shtese-mbi-pensionin-muajin-tjeter/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed