Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

“Paga mesatare 850 mijë lek, ajo minimale 400”, Rama: Në mandatin e tretë, do rritet përsëri me 40% rroga e mësuesve dhe mjekëve (Tregon sa paguan oligarkët)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

21a88d8d4beab2cb2f3331b3016e9bca

Kryeministri Edi Rama është duke prezantuar programin e PS për pagat, biznesin dhe taksat, për mandatin e tretë. Sipas tij, në mandatin e tretë paga mesatare do shkojë 850 mijë lek të vjetra, ndërsa ajo minimale 400 mijë lek.

“Nga 1 janari 2022 taksa për pagën minimale 400 mijë lek do të hiqet”, tha Rama.

Kryeministri u ndal dhe te ata që opozita i quan si oligarkë të lidhur me të, dhe tha se gjatë qeverisjes së tij ata kanë paguar 460% më shumë taksa.

“A e dini sa kanë paguar 100 bizneste më të mëdha për shtetin, shoqërinë falë heqjes së taksës së sheshtë dhe vendosjes së taksës progresive?  460% më shumë nga sa paguan kur në qeveri ishin këta që duan të rikthehen me taksën e tyre të sheshtë.

Tani vjen dhëndri i Saliut dhe Ilirit, me qesen e Monikës dhe me rikthimin e taksës së sheshtë u premton dhe u falë 200 milion dollarë nga buxheti i shtetit”, shtoi Rama.

Po ashtu, Rama premtoi se paga e mësuesve në mandatin e tretë do të rritet edhe me 40%. “Në mandatin e tretë pagat e mësuesve do rriten edhe 40% më shumë. Edhe paga e mjekëve do rritet me 40%. 30 % do rriten pagat e punonjëseve të administratës publike”, shtoi ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img