Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Padia e Dumës për shpifje ndaj Veliaj, SPAK kërkon pushimin e çështjes: Nuk ka shkelur ligjin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes, sa i përket padisë së deputetes së Partisë Demokratike, Gida Duma ndaj Erion Veliaj për shpifje.

Sipas prokurorit të kësaj çështje, Behar Dibra, Veliaj nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka konsumuar elementët e veprës penale për shpifje.

Grida Duma paditi për shpifjen Erion Veliajn dhe kërkoi prej 3 milionë lekë dëmshpërblim.

Sipas deputetes së PD, Erion Veliaj ka ngritur një sërë akuzash të drejtpërdrejta, duke e akuzuar atë si trafikante apartamentesh. Ajo i konsideroi këto akuza si trillime.

“Dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja. Në varësi të vendimit të gjykatës, unë deklaroj se ky dëm do t’i shkojë shtetit shqiptar dhe askujt tjetër. Ajo që duhet të përmendim qartë dhe pastër është se drejtësia është më e rëndësishmja sot për të rindërtuar Shqipërinë”, ka thënë Duma më herët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img