Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Paditet në SPAK për KORRUPSION Kolë Hysenaj, prokurori i “KÇK”-së që 20-fishoi pasurinë dhe u bë pronar hotelesh luksoze

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

47c1396deaa0bdcbee198a6e0aeb3293

Paditet në SPAK prokurori famëkeq Kolë Hysenaj, i përfolur gjerësisht për pasurinë e “çmendur” por edhe për shkelje të tjera gjatë detyrës si prokuror.

Mësohet se Kolë Hysenaj është paditur për korrupsion me qëllime përfitimi, por çështja është transferuar në prokurorinë e Durrësit. Provat që pretendohet se faktojnë korrupsionin e Hysenajt ndodhen në prokurori, por ekziston shqetësimi se mund të cënohen.

Kolë Hysenaj vijon të jetë në detyrë, edhe pse raporti i tij i prezantuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikmit rezultot të jetë nga më të “zinjtë” të prezantuar deri më sot për ndonjë prokuror.

Hysenaj përflitet për kontakte të papërshtatshme si dhe ndërhyrje në sisteme dhe ndryshim numrash protokolli të procedimeve penale.

Por jo vetëm kaq, pasuria e tij rezulton të jetë 20-fishuar në 17 vitet e fundit. Ai është bërë pronar i një hoteli luksoz në Korçë, madje ka arritur të blejë edhe vilën e “Teto Ollgës” në Tushemishtin piktoresk, të cilën gjithashtu e ka shndërruar në një bujtinë moderne. Të ardhurat Hysenaj e ka vështirë t’i justifikojë pasi ka mungesë të theksuar burimesh financiare.

Shitblerjet e pronave të ndryshme, apartamente, toka, holete, që prokurori Hysenaj ka kryer, do t’i kishte zili edhe agjencia më e mirë imobiliare në Shqipëri.

Së fundmi, por jo e fundit, Kolë Hysenaj është pjesë e grupit të prokurorëve dhe gjyqtarëve “Kap ça të kapësh”, në listën e zezë të publikuar në media pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Ideja apo moto e KÇK-së është: “të vjedhim, gjobisim, falsifikojmë e grabisim çfarë të mundemi përpara se vetingu të na flakë përgjithmonë jashtë sistemit të drejtësisë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img