Hapësire reklamuese

Politikë

Padia për emërimin e ministrave, Rama e Meta përballen në “Kushtetuese” një muaj para zgjedhjeve

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta do të përballen për herë të parë në gjykatë më 25 mars 2021, një muaj para zgjedhjeve.

 

“Reporttv” raporton se gjykimi do të mbahet në Kushtetuese aty ku Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të minsitrave.

Bëhet me dije se kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes që ka pasur me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Kujtojmë që atë kohë Meta refuzoi të dekretojë Cakajn, i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës, ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll