Tirana
moderate rain
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
3.1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

Padia në “Kushtetuese” për Kuvendin, Klotilda Bushka i përgjigjet PD-së: Ja si përzgjodhën kandidaturat për anëtarët e KLP dhe KLGJ

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike paditi sot Kuvendin e Shqipërisë në Gjykatën Kushtetuese, pasi e akuzon për paracaktim të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Deputetja socialiste Klotilda Bushka, i është përgjigjur PD-së, duke u shprehur se anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së janë zgjedhur me short dhe sipas procedurave në përputhje me ligjin.

“Ligji nuk ka numër minimum të kandidatëve, në kandidaturat e përcjella dy prej kandidatëve kanë shprehur interes. Nuk kemi pasur dakordësi për zgjedhje ne kandidatit dhe për këtë arsye hidhet shorti. Shorti i tretë nëse nuk merr shumicën e cilësuar në seancën plenare, sot është hedhur shorti i tretë për plotësimin e vakancave, këshilli i lartë gjyqësor janë të njëjtë me këshillin e lartë të prokurorisë. Yllka dhe Ilir Rusi. Lista për KLGJ me dy anëtarë. Kjo i ka shërbyer një procesi , ju kujtoj të gjithëve që reforma në drejtësi është sfidë për të gjithë, duhet të kemi kujdes dhe duhet të kemi dakordësi për kandidatët më të mirë që plotësojnë kriteret ligjore. Duhet të bëjnë kujdes me deklaratat që bëjmë , ku kuvend zbaton ligjin”, u shpreh Bushka.

Më shumë