Ish-kandidatja për SPAK, Sonila Muhametaj, ka bërë një padi kundër KLP, për dy anëtarë të SPAK, që sipas saj nuk i kanë marrë pikët me meritë.
Ndaj kësaj padie ka reguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se drejtësia tani është “në provë” për të treguar “a do te jetë SPAK për pushtetin dhe bandat apo për qytetarët”.
Bardhi në postim thotë se prokurori Alfred Shehu, sipas tij i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje, duke u kapur në flagrancë duke mashtruar.
“Sistemi i drejtësisë është vënë në provë nga brenda vetes. KLP është paditur për manipulim dhe si shtojcë e Partisë Socialiste. Në shkelje flagrante të ligjit, KLP i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit Alfred Shehu që i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje, duke u kapur në flagrancë duke mashtruar.
Pyetja që e bën sot çdo shqiptar është:
👉A do të lejojë gjykata një SPAK të kapur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla?
👉A do të lejojë gjykata që të bëhet pjesë e SPAK prokurori famëkeq, Alfred Shehu?
👉Si mund të jetë i denjë për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin një prokuror që gënjeu hapur dhe publikisht për ti shërbyer bandave dhe korrupsionit qeveritar?
Përgjigja e këtyre pyetjeve nga drejtësia do të ndajë qartë nëse sistemi i ri i drejtësisë do t’u përkasë përfundimisht pushtetit dhe bandave, apo miliona euro dhe dollarë u shpenzuan që sistemi t’u shërbejë qytetarëve”shkruan Bardhi në postimin e saj.
Kujtojmë që Muhametaj ishte një nga tre kandidatet për dy vendet e lira në SPAK paditi KLP-në për mënyrën e renditjes dhe përzgjedhjes së Alfred Shehut dhe Elvin Gokajt.