Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Padia e Myslim Murrizit për “Sistemin e Ujitjes” në Divjakë, përgjigjet Banka Botërore: Projekti u testua dhe është dorëzuar zyrtarisht, nuk ka patur asnjë ankesë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti opozitar Myslim Murrizi në datën 10 gusht të këtij viti çoi në SPAK padinë për 2 tendera të Bashkisë së Divjakës, konkretisht për “Tenderin e Sistemit të Ujitjes me Pika” dhe Tenderin e Lopëve”.

Përsa i përket tenderit të parë, Murrizi u shpreh në atë kohë se sistemi i ujitjes në Divjakë është jashtë funksionit, por u kundërshtua ish- ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i cili ka qenë në detyrë në kohën kur Murrizi thotë se është bërë tenderi.

Panariti u shpreh se nuk ka patur asnjë tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë, por i vetmi investim madhor i realizuar në Sistemin Kombetar të Vaditjes, ka qenë ai i Bankës Botërore, i kryer për infrastrukturën e digave dhe të kanaleve të para dhe të dyta të vaditjes.

Pretendimeve të Myslim Murrizit i është përgjigjur vetë Banka Botërore me anë të drejtuesit të projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes, Regassa Ensermu Namara. Sipas Bankës Botërore, tenderi për të cilin ka pretendime Murrizi ka qenë pjesë e projektit për Burimet Ujore dhe Ujitjen, financuar nga BB dhe e zbatuar nga Ministria e Bujqësisë.

Në përgjigjen e saj, Banka Botërore thekson se nuk ka patur asnjë ankesë nga ndonjë prej firmave konkuruese për këtë lot, qoftë drejtuar Ministrisë s ëbujqësisë apo Bankës Botërore. Gjithashtu në përgjigje thuhet se projekti ka përfunduar dhe dorëzuar zyrtarisht në 17 dhjetor 2018, pasi është testuar funskionimi i skemës.

Pyetjet dhe përgjigjet e Bankës Botërore:

1. A eshte Projekti (referuar projektit te bashkengjitur) pjese e ndonje projektiqe financohet nga Banka Boterore?

Konfirmojmë se tenderi për “Rehabilitimi i 5 skemave të ujitjes (që gjenden në bashkitë Lushnje, Divjakë, Roskoverc dhe Devoll)”: Loti 2: Skema Ujitëse e Divjakës (Skema veriore dhe jugore) ka qenë pjesë e projektit për Burimet Ujore dhe Ujitjen (Nëntor 2012 Maj 2021), i financuar nga Banka Botërore dhe i zbatuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

2. Neqoftese po, kjo procedure prokurimi eshte bere sipas procedures se prokurimit shqiptar, apo bazuar ne “guidelines” te Bankes Boterore?

Sipas marrëveshjes ligjore mes Bankës Botërore dhe Qeverisë së Shqipërisë, Projekti për Burimet Ujore dhe Ujitjen është zbatuar duke përdorur udhëzimet e Bankës Botërore për Prokurimet, përfshirë këtu dhe kontratën e lartpërmendur. Procesi i vlerësimit është monitoruar nga Banka Botërore për të siguruar pajtueshmërinë me udhëzimet e Bankës Botërore për Prokurorimet.

3. A ka pasur ankesa nga ndonje konkurrent ne kete gare?

Nuk ka patur asnjë ankesë nga ndonjë prej firmave konkurruese për këtë lot, qoftë drejtuar agjencisë zbatuese, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, apo Bankës Botërore.

4. Ai eshte dorezuar sipas afateve, perfituesve ky projekt?

Projekti ka përfunduar dhe dorëzuar zyrtarisht bashkisë përfituese në 17 dhjetor 2018, në vijim të periudhës së garancisë gjatë së cilës është testuar funksionimi i skemës.

P.S. Dëshirojmë të sqarojmë se projektet e financuara nga Banka Botërore zbatohen nga agjencitë qeveritare. Për më shumë informacion për projektin e Burimeve Ujore dhe Ujitjen, ju lutem kontaktoni Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka zbatuar këtë projekt.

LEXO EDHE: Murrizi çon në SPAK dy tenderat “SKANDALOZË” të DIVJAKËS, 11 MILION EURO për më pak se 2 mijë lopë dhe vaditjen që s’u vu kurrë në punë

LEXO EDHE: Padia në SPAK për sistemin vaditës, reagon Panariti: Korrigjo shënjestrën zoti Murrizi! Nuk ka patur tender për vaditje në Divjakë (E PLOTË)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img