Hapësire reklamuese

Politikë

Padia e Metës për manipulimin e dokumenteve, reagon për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Padia e Metës për manipulimin e dokumenteve, reagon për herë

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar për herë të parë pasi Presidenti Meta e paditi për manipulime në dokumentet e dërguara Gjykatës Kushtetuese.

Në një reagiim zyrtar, Kuvedni thotë se pretendimet e Metës nuk qëndrojnë, nëdërsa shton se do të respektojë heshtjen dhe nuk do të bëjë komente përsa i përket çështjes së shkarkimit të Presidentit, pasi Gjykata Kushtetuese është tërhequr të marrë vendimin.

Reagimi i Kuvendit:

Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë.

Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për fallsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll