Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Padia e deputetes, Gjykata i bllokon këngën dhe llogaritë bankare Gold AG

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

49b849c471e19d46290da9047c42de4a

Gjykata ka vendosur si vendim paraprak bllokimin e këngës dhe llogarive bankare të reperit Gold AG, pas padisë së ngritur nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama.

Alma Lama ka konfirmuar për “Zerin”, se Gjykata ka pranuar kërkesat e saj kundër këngëtarit, Arjan Agushit. Lama ka kërkuar nga gjykata për bllokimin e këngës “Shqiptar 2”, si dhe bllokimin e llogarive bankare të këngëtarit.

Gjykata e shkallë së parë ka vendosur të pranoj dy kërkesat e mija në padinë kundër Arjan Agushit, për ta vendosur masën e sigurisë, përkatësisht bllokimin e këngës “Shqiptari 2” dhe t’ua bllokoj llogarite bankare. Tani pritet të bëhet shqyrtimi i lëndës në procesin gjyqësor”, ka thënë Lama për “Zeri.info”.

Ndryshe, Policia e Kosovës, e kishte intervistuar reperin e njohur si Gold AG për serinë e parë të kësaj kënge, në të cilën po ashtu pati nxitur urrejtje fetare e racore, për çka edhe e kishte liruar më pas.

Më shumë

spot_img
spot_img