Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Padia e Berishës në Paris, gazetari Murati: E pamundur që një Gjykatë Europiane ta rikthejë këtë vendim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Parisit ka pranuar padinë që ish-Kryeministri Sali Berisha, ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken. Këtë e bëri me dije vetë Berisha në fjalën e tij që mbajti në “Foltoren” në Kavajë.

Në një intervistë për Ora Neës, gazetari Erl Murati tha se në lidhje me padinë që ka bërë Berisha nuk ka transparencë, ndërkohë shton se nuk dihet nëse është e vërtetë nëse Gjykata e ka pranuar padinë.

Për gazetarin është e pamundur që Gjykata francezë ta rikthejë vendimin për shpalljen “Non Grata” të Berishës, pasi është një vendim sovran i SHBA.

“Ka një mungesë transparence, nuk i dimë detajet se ça përmban padia e Berishës dhe nga ana tjetër nuk e dimë vërtetë nëse Gjykata ka pranuar padinë e Berishës. Unë e shoh të pamundur që Gjykata franceze të bëjë diçka për këtë pikë. Është një vendim sovran i SHBA.

Unë besoj se është e pamundur që një Gjykatë e huaj ta rikthejë këtë vendim. Është vendim direkt i kreut të DASH. Pavarësisht se Berisha po bën një betejë politike dhe juridike sipas tij”, tha gazetari Murati.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img