Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Pacolli paralajmëron Currin: Ke shpifur, do punoj për t'ju sjellur para përgjegjësisë

Shkruar nga Newsbomb
Pacolli paralajmëron Currin: Ke shpifur, do punoj për t'ju

Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli ka reaguar edhe një herë në lidhje me lajmet që qarkullojnë për vrasjen e Liridona Ademajt, e që vazhdimisht po përmendet emri i tij.

Pacolli këtë herë i është përgjigjur analistit Arjan Curri, i cili është ndër ata persona që kur ka folur për ngjarjen e Liridonës dhe ka lakuar edhe emrin e biznesmenti. Pacolli shprehet se deklaratat e Currit kanë shkaktuar vuajtje te familja e tij, teksa shkruan se më së shumti këtë po e përjeton djali i tij, i cili po bullizohet nga shokët në shkollë.

Ndër të tjera ai e paralajmëron Currin, teksa shkruan “do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuajtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”.

“Pas një udhëtimi të gjatë, në kthim të mbrëmjes, vura re një kumulim lajmesh dhe opinionesh të shpërndara kohët e fundit. Disa individë, duke përdorur shpifjet, deklaratat të pasqyruara, tentativa për shantazh dhe propagandë, kanë ndërmarrë përpjekje për të kontaminuar emrin tim dhe për të poshtëruar integritetin e familjes sime.

Ju, zotni Arjan Curri nuk keni asnjë të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë ojekt bulizmi të vazhdueshëm nga shokët e tij per shkak te deklaratave te juaja te rrejshme dhe hutuese.

Zotëri, une nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuejtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”, shkruan Pacolli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese