Një postim i politikanit Behgjet Pacolli është vendosur në vëmendje të mediave.
Ditën e djeshme ai në llogarinë e tij në “Facebook” vendosi që të bëntë një postim për ditën ndërkombëtare të picës, duke lënë në hije 554 vjetorin e vdekjes së hëroit kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeut.
“Gabim” të cilin Pacolli e rregulloi menjëherë, pasi pas postimit të bërë për ditën ndërkombëtare të picës ai postoi një shkrim për Skëndërbeun.
Ndjekësit ja vunë në dukje këtë “gabim”Pacollit i cili u justifikua duke thënë se postimi për Skëndërbeun ishte planifikaur të bëhej në mesnatë, pasi ai kishte vdekur në orët e vona të mbrëmjës së 19 janarit të vitit 1468.


