Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Pacolli bën thirrje ndërmjetësuese: Politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të ulin tensionet, të lënë mënjanë inatet personale dhe të bashkëpunojnë

Shkruar nga Newsbomb
Pacolli bën thirrje ndërmjetësuese: Politikanët e

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i cili dihet se është një mik i ngushtë me kryeministrin tonë Edi Rama, ka reaguar pas një shënimi që bëri ky i fundit sot, në rrjete sociale.

LEXO EDHE: “Mu nuk më han luli për kta”, Rama thumbon Haradinajn me emrin e Bashës, që në hollandisht përkthehet fjalë banale

Pacolli po me një shënim në Facebook, i bën thirrje liderëve të vendit të tij dhe atyre të Shqipërisë, që të lënë mënjanë inatet personale dhe të bashkëpunojnë me njeri-tjetrin, pasi vetëm kështu do të gjejnë mirë, dhe nëse zihen për gjëra personale, më e dëmtuar është Kosova.

LEXO EDHE:Kqyr punët e tua se as luli s’më han për ty”, ish-ministri zbardh debatin e Haradinajt dhe Ramës në zyrën e Merkelit

Kjo pasi sipas Pacollit, tashmë Shqipëria është shtet “de jure” dhe “de facto”, duke marrë rëndësi në Rajon, gjë që Kosova ende nuk e ka. Në fund Pacolli iu bën apel kolegëve të tij kosovarë që të bashkëveprojnë me tanët në Shqipëri, pa arrogancë dhe emocione, edhe pse diçka e tillë duket disi e vështirë të ndodhë.

“Nuk ka asnjë Shqiptar apo përfaqësues politik shqiptar që nuk e do Kosovën!”, shkruan ai.

Reagimi i plotë i Pacollit

Pa pretendime politike, mbështetje, kritikë apo preferencë ndaj askujt, e kam më se të nevojshme të ftoj përfaqësuesit e institucioneve të dy vendeve tona (Shqipërisë dhe Kosovës) që të ulin tensionet, të lënë mënjanë inatet dhe teket dhe interesat personale dhe të fillojnë të punojnë së bashku e të harmonizojnë dhe koordinojnë të gjitha veprimet politike, në një kohë kur mbështetja për Kosovën nga Shqipëria, është më se e nevojshme.

Unë besoj se për shkak të "rivaliteteve personale" krerët e shteteve nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim që mund ta dëmtojë Kosovën ose ta privojnë atë nga rrugëtimi i saj, veçanërisht kur ajo gjindet në "udhëkryqin e madh".

Çdo pretendim për të "sfiduar rivalin" midis udhëheqësve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte një humbje për Kosovën e jo për Shqipërinë, pasi është e qartë se Shqipëria është në një pozitë më të fortë se Kosova, duke filluar me faktin se Shqipëria është një shtet, de facto dhe de jure, anëtare e të gjitha organizatave botërore dhe e njohur nga e gjithë bota, me një traditë të gjatë politike, është ekonomikisht më e fortë, ka shumë më tepër burime natyrore sesa Kosova dhe qëndron gjithashtu fakti i padiskutueshme që çdo ditë Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në Rajon dhe më gjerë.

Prandaj, politikanët e Kosovës duhet menjeherë të fillojnë e të veprojnë me kolegët e tyre ne Shqipëri bashkarishtë, pa arrogancë dhe emocione të harmonizojnë veprimet e tyre, gjithmonë në interes të qytetarëve e sidomos të Shtet- dertimit të Kosovës. ...

Nuk ka asnjë Shqipëtar apo përfaqësues politik shqiptar që nuk e do Kosovën!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll