Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Pacienti i parë me Covid-19 në Pulia, 44 vjeçari italian nuk ka më antitrupa, pret radhën për vaksinën

spot_img

Lajme të ngjashëm

4397a05545a35c94f9321a368b915851

Massimo Mezzolla, 44 vjeç, është puliezi i parë që u infektua me Covid-19 një vit më parë, kur virusi do të pushtonte Italinë dhe gjithë botën. Sot, një vit pasi u shtrua në spital, Massimo nuk ka më antitrupa.

Në një intervistë me La Repubblica ai tha se nëse mjekët e këshillojnë, ai me kënaqësi do ta bënte vaksinën, megjithëse, kur në dhjetor ai u përpoq të dhuronte plazmën, pas testeve të bëra, atij iu tha që nuk mund ta bënte sepse unë nuk kishte mjaft antitrupa.

44 vjeçari është shprehur se pas një viti luftë me virusin, tani gjithçka është në rregull dhe ai ka rifilluar punën e aktivitetin sportiv.

Sidoqoftë, beteja ishte e vështirë nga pikëpamja emocionale. Ai ka thënë se gjëja që e lëndoi më shumë ishte të qenit i pari që u infektua me virusin dhe, për pasojë, ia transmetoi atë vëllait të tij dhe gruas së tij, shkruan newsbomb.al. Edhe vëllai i tij u shtrua në spital, në kujdes intensiv. Fatkeqësisht virusi i mori atij mamanë.

Massimo thekson se dëshiron të vaksinohet menjëherë, nëse do të ishte e mundur për të.

Ai e mban mend mirë se kur ra në kontakt me virusin. 44 vjeçari udhëtoi nga Pulia për në Codogno për të vizituar nënën e tij. “ Për t’u kthyer në Pulia ishte e nevojshme të raportoja kthimin dhe kjo ishte ajo që bëra, duke thirrur të gjithë numrat në dispozicion. Me pak fjalë, unë ndoqa rregullat dhe kurrë nuk mund ta imagjinoja që sapo të isha në shtëpi në Torricella mund ta vija në rrezik familjen time”, ka thënë Massimo.

“Më kujtohet shumë mirë që kur u ktheva nuk u ndjeva mirë, të nesërmen kisha ethe. Gruaja ime më këshilloi që të njoftoj mjekun. Kështu që më 25 shkurt u shtrova në spital dhe qëndrova në Santissima Annunziata deri në 13 Mars. Një vit më parë dihej pak për Covid, unë vetë u kurova me takipirina”.

Më shumë

spot_img