Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pacienti hidhet nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, ndërron jetë 47-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Pacienti hidhet nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës,

Një 47-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të diel në Tiranë, pasi është hedhur nga kati i tretë i Spitalit të Traumës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30.

Policia bën me dije se 47-vjeçari me iniciale M.H ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, ditën e djeshme 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi ishte vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

Mësohet se 47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.

Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese