Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
65 %
0.6kmh
0 %
Mar
16 °
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“Pacientët me Covid-19 të ndahen nga ato me grip”, Koraqi: Pritet që shifrat të rriten, gripet stinore po e rëndojnë situatën

spot_img

Lajme të ngjashëm

1108447a643255adc643bdb2428991c4

Shefi i laboratorit mikrobiologjik në QSUT, Andi Koraqi ka deklaruar se dimri sjell edhe gripet e stinës, por nuk duhet të ngatërrohen me koronavirusin.

Në një lidhje me Skype për Report Tv, Koraqi tha se laboratorët kanë rolin e rëndësishëm të ndarjes së pacientëve të prekur nga koronavirusi dhe të gripit sezonal.

“Numri i rasteve me grip është më i vogël se në vitet e tjera. Është shumë i rëndësishëm ndërhyrja e laboratërve për të ndarë pacientët e prekur me COVID ose me grip. Privati kërkon 24 për të marrë përgjigjen e analizës pasi dhe vetë procedura është e gjatë. Ne përgjigjet i japim brenda 24 orëve kështu që nuk di çfarë të them për laboratorët e tjerë. Ka kritere për të përcaktuar që një person duhet të shtrohet në spital. Situata vjen duke u vështirësuar. Është një situatë e pritshme, madje pritet që dhe shifrat të rriten. COVID-19 i shtohen dhe gripet stinore duke e rënduar më shumë këtë situatë. Është dinamike dhe nuk mund të parashikojmë shifra. Nëse nuk avancohet me marrjen e masave, shifrat do të vijojnë të rriten. Ne duhet që të bëjmë që këto numra të jenë graduale dhe jo ngritje drastike. Në spitale nuk janë ezauruara kapacitetet për pacientët në COVID. Edhe në spitalet COVID 1, 2, 3 janë të mbushur por jo në masë 100%.

Unë thashë që në fillim se situata është dinamike. Ka indikatorë që përcaktojnë masat si përgjigje ndaj koronavirusit. Nëse kjo mbyllje nga ora 22:00 – 06:00 do të japë një ndihmesë në uljen e shifrave atëherë nuk do të kemi nevojë për një shtrëngim të mëtejshëm të masave. Nëse kjo do të ketë një impakt, në varësi të indekseve, masa do të jetë më shtrënguese ose më lehtësuese. Indekset kryesore janë incidenca për 100 mijë banorë dhe pozitiviteti i personave të infektuar që matet përditë”, u shpreh Koraqi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img