Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Sht
23 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Pa ujë dhe ushqim në mes të detit, shqiptari kërkon ndihmën e policisë, trafikanti anglez i bërtet dhe i heq telefonin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ëndrra  e shumë shqiptarëve është që të shkojnë në Angli, pa marrë parasysh rrezikun, derisa të mbërrijnë në destinacion, pasi ata përdorin forma nga më të ndryshme të udhëtimit.

Një grup trafikantësh janë dënuar në Angli, pasi u kapën me një gomone duke tentuar që të kalojnë tetë emigrantë shqiptarë.

Por udhëtimi i tyre ishte mjat i vështirë dhe i rrezikshëm, duke detyruar njërin nga emigrantët që të telefononte policinë për të kërkuar ndihmë.

Autoritetet britanike kanë publikuar pamjet e ndjekjes së gomones në det, e cila drejtohej nga James Wisbey.

Emigrantët shqiptarë, të rraskapitur dhe uritur kërkojnë ndihmën e policisë, por trafikanti i kërkon shqiptarit që të mos e telefononte policinë, duke i hequr telefonin nga dora, teksa i thoshte ta mbyllte atë. 

Shqiptarët deklaruan para autoriteteve se kishin paguar nga 20 mijë euro për person për udhëtimin nga Franca në drejtim të Anglisë,  ku nuk u ishte dhënë as ushqim, as ujë. Ndërsa, gjyqtari i konsideroi si të tmerrshme dhe të pafalshme veprimet e skafistit, duke e dënuar Wisbeyn me 5 vite burg.

Hetimet treguan se ai bashkëpunoi me organizatorin shqiptar Indrit Bahrani dhe mori një parapagesë prej 1.000 £, përpara se të nisej në dhjetor, teksa pritet të dënohet në shtator.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img