Tifozët e “Tirona Fanatiks” në këtë orë të mbrëmjes kanë mbajtur frymën përpara Federatës Shqiptare të Futbollit për të protestuar kundër vendimit që lë Tiranën 8 ndeshje pa tifozë.
Ata e cilësojnë si absurd këtë vendim të cilin e shoqërojnë me thirrjet njëzëri “Poshtë Federata, poshtë Federata…”
Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar Tiranën me 8 ndeshje pa tifozë për shkak të trazirave pas derbit me Partizanin.
Gjithashtu Komisioni i Disiplinës ka dënuar me 10 ndeshje pezullim edhe zyrtarin e KF Tiranës, Devi Mukën.
{mp4}40463{/mp4}