Kjo që shikoni në foto është makina e dyshuar se udhtonte në qytetin e Elbasanit e mbushur me karta identiteti dhe para për blerjen e votave.
Sipas dëshmisë së drejtuesit politik të PD-së, Gazment Bardhi, kanë qenë anëtarët e shtabit të drejtuar prej tij që e kanë pikasur makinën dhe kanë tentuar ta ndalojnë.
Në këtë moment ka nisur konflikti, ku shoqëruesi i Gamzment Bardhit, Arbër Papleka dyshohet se nxorri armën dhe qëlloi mbi 20 herë duke vrarë Pjerin Xhuvanin e plagosur 3 të tjerë, mes tyre edhe efektiven e policisë.

Makina tip “Mercedes ML” e zezë, ndodhet në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, tashmë e rrethuar nga forca të shumta policie dhe hetues. Ndërsa vetëm pak metra më tej ndodhet trupi i viktimës.
Është ende e paqartë se kujt i përkiste makina dhe nëse brenda saj ka karta identiteti dhe para siç pretendoi Bardhi.
